Simbol i familjes mbretërore

Simbol i familjes mbretërore

Çdo dekadë ka ikonën e vet, por është Princesha Diana frymëzimi në stil i të gjitha kohërave.

Princesha Diana do të mbahet mend gjatë si femra me zemër të madhe dhe për shije të rafinuar mode. Ajo ishte adhuruese e kapelave, ku ka deklaruar se ato i japin besim.

Stilisti i njohur e kapelave, Stephen Jones, ka treguar se Mbretëresha Elizabeth i ka treguar Dianës rregullin mbretërorë për kapele.

“Ajo e dinte që ishte pjesë e “punës” së saj. Mbretëresha ia kishte bërë të qartë se kapela ishte pjesë e përgjegjësisë, një simbol i familjes mbretërore”, shpjegon Jones.

Rregullat e Mbretëreshës për kapelat ishin se ajo nuk duhet që të errësojnë fytyrën dhe nuk duhet që të shkëputen kurrë nga koka./21Media