I dyshuari dërgohet në mbajtje

I dyshuari dërgohet në mbajtje

Ekipet e Doganës kanë ndërmarr sot një operacion të kontrollit në kuadër të parandalimit të kontrabandës.

Gjatë kontrollit të një automjeti të ndaluar është zbuluar një sasi prej 460 kg cigareve pa banderola.

“Pas hetimeve intensive njësitet e Doganës menjëherë kanë shkuar në një lokacion privat ky dyshohen për vendin e ngarkesës së këtyre cigareve ku edhe është zbuluar nje sasi e konsiderueshme e cigareve pa banderola. Lidhur me kete rast ka vazhduar kontrolli edhe në nje lokacion tjetër, ku gjatë kontrollit janë gjetur shitje të padeklaruara të cigareve të cilat i jane referuar ATK-së për procedim të mëtejm”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Rasti është proceduar penalisht për cigaret pa banderola derisa sasia prej 460 kg dhe 2 automjete që janë shfrytëzuar për transport të mallit janë konfiskuar. Derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media