Kapen 52 kg kanabis

Në Sarandë janë kapur 52 kg kanabis

Në Qafë-Bot të Sarandës, Policia Kufitare ka sekuestruar 52 kg kanabis sativa që po transportohej me kafshë në Greqi.

Pranë vendit të quajtur “Piramidat 66”, shërbimet kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike të futur në 4 çanta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndryshe, vazhdon bashkëpunimi edhe me policinë kufitare të shtetit grek për kapjen e zotëruesit të kanabisit.

Back to top button