Kapen bananet e mbushura me drogë

Bananet artificiale përmbanin shtatë kilogramë drogë

Policia spanjolle ka sekuestruar 57 copa të bananeve artificiale, që përmbanin shtatë kilogramë drogë të përziera me banane të vërteta, me 10 kilogramë të tjera të paketuar anë kuti kartoni.

Një video e publikuar nga mediet e huaja, tregon se si zyrtarët hapin “bananet”, duke përdorur kaçavida dhe çekiçë.

Bananet e rreme janë gjetur gjatë një operacioni në qytetet bregdetare të Spanjës, Malaga dhe Valencia.

Pas aksionit të policisë dy persona janë arrestuar me akuzën e trafikut të drogës./21Media

Back to top button