Kapen duke kontrabanduar fëmijë ilegalisht

Identifikohen viktimat dhe personat përgjegjës

Në Pikën Kuftiare “Dheu i Bardhë” në dalje të Kosovës, raportohet se dy udhëtare të moshës së mitur, janë kapur nga policia pasi që kanë rezultuar pa dokumentacion valid dhe pa përcjellje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:45.

“Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar viktimat dhe dy personat e dyshuar meshkuj njëri K/Shqiptar, dhe tjetri Shqiptar/shtetas i Serbisë, të cilët janë përgjegjës të kalimit ilegal të kufirit”, thuhet në raportin 24-orësh.

Dy viktimat janë intervistuar në prani të prindërve, avokatit mbrojtës dhe të prokurorit, kurse dy të dyshuarit pas intervistimit, lirohen në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button