Një nga të arrestuarit është dërguar në mbajtje

Loading...

Një nga të arrestuarit është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike në Ferizaj.

Arrestimi i parë ka ndodhur me 9 janar, ku gjatë kontrollit te dy persona të dyshuar, njërit prej tyre i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar e llojit extazi. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

Ndërkaq, dje gjatë orës 15:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar e llojit marihuanë, me peshë 0.70 gram. “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, bëhet e ditur në raport.

Edhe për një rast tjetër të ditës së djeshme është raportuar, një person i dyshuar me të vërejtur patrullën policore ka hedhur në tokë një qese me marihuanë, me peshë 102 gram. “Gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur edhe 0.21 gram narkotikë. Sasia narkotike është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, bëhet e ditur në raport./21Media