Kapen me mbi 1 mijë 500 litra naftë të vjedhur

Automjeti i tyre së bashku me derivate janë konfiskuar

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 23:01 në Kaçanik ka arrestuar dy persona, pasi që në automjetin e tyre kanë pasur të ngarkuar 58 bidonë me gjithsejtë 1566 litra derivate të naftës.

“58 bidonë me gjithsejtë 1566 litra derivate të naftës, për të cilën sasi nuk e kanë deklaruar prejardhjen as destinacionin e dërgimit”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Sipas Policisë, pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti i tyre së bashku me derivate janë konfiskuar. /21Media 

Back to top button