Janë konfiskuar katër traktorë dhe katër motosharra

Janë konfiskuar katër traktorë dhe katër motosharra

Tetë persona janë kapur në flagrancë, gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës, derisa po prisnin drunj ilegalisht në malet e fshatit Jezerc të Ferizajt.

Gjatë realizimit të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2019” janë konfiskuar edhe katër traktorë dhe katër motosharra.

Të dyshuarit janë duke u intervistuar dhe pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit do të merren masat e duhura ligjore.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni  Pyjor i Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët që mos të furnizohen me dru nga personat të cilët nuk posedojnë dokumentacionin përkatës lidhur me këtë veprimtari.