Automjeti dhe sasia e pijeve janë konfiskuar

Automjeti dhe sasia e pijeve janë konfiskuar

Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve në pjesën veriore kanë kapur sasi të pijeve alkoolike gjatë tentimit për t’u kontrabanduar në Kosovë.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganorë kanë tentuar të ndalin një automjet transportues, i cili ka ikur duke shkaktuar rrezikim për qytetarët dhe oficerët doganor.

Dogana në bashkëpunim me policinë kanë arritur të lokalizojnë mjetin së bashku me drejtuesin e automjetit, i cili është arrestuar, ndërkohë që automjeti dhe sasia e pijeve alkoolike është konfiskuar.