I dyshuari nuk posedonte dokumente

I dyshuari nuk posedonte dokumente

Një rast i kontrabandimit me mallra është raportuar në Leposaviq mbrëmë rreth orës 20:00.

I dyshuari transportonte 2 mijë kilogramë shalqinj.

“Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar kombi që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjate kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte shalqinj (2000 kg) për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, mjeti me mallin është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë./21Media