Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion

Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion

Një 46-vjeçar, banues në Rumani, është arrestuar nga policia e Lezhës në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, në Shqipëri për kontrabandë me enë kuzhine. I arrestuari është shtetasi I.G.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qira, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27 mijë euro.

Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tij ” Kontrabandë me mallra të tjerë”, ” Fshehja e të ardhurave” , ” Manipulim i tregut” dhe ” Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”./oranews