Policia ka konfiskuar 3 kilogramë e 245.1 gramë drogë dhe 1.1 gram fara të dyshuara si narkotik

Policia ka konfiskuar 3 kilogramë e 245.1 gramë drogë dhe 1.1 gram fara të dyshuara si narkotik

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit L.M., për shkak të posedimit të drogës së llojit marihuanë.

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në Pejë ka gjetur dhe konfiskuar 3 kilogramë e 245.1 gramë drogë, 1.1 gram fara të dyshuara si narkotik i llojit kanabis sativa dhe një peshore digjitale.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.