I është caktuar masa e ndalimit për 48 orë

I është caktuar masa e ndalimit për 48 orë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person pasi dyshohet të ketë falsifikuar një patentë shofer të Republikës së Sllovenisë.

“Me datë 22 gusht 2019, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  – Pejë ka pranuar informacione se një person i dyshuar  ka bërë falsifikimin e një dokumenti personal. Pas pranimit të këtyre informacioneve, menjëherë është filluar me procedurat e nevojshme për hetim të rastit, me ç’rast edhe është kryer arrestimi i personit të dyshuar. Personi i arrestuar dyshohet se ka falsifikuar një patentëshofer të Republikës së Sllovenisë dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet kompetente për paisje me patentë shofer të Republikës së Kosovës.”Personi i dyshuar i arrestuar është: G viti i lindjes  1965     M  Shqiptar/Kosovar”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me rastin, nga i lartëcekuri është konfiskuar një patentë shofer i Republikës së Kosovës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media