Kapet në flagrancë duke vjedhur

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë

Në Mitrovicë është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë në tentativë. I dyshuari u zu në flagrancë duke tentuar të kryejë vjedhje në një lokal. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se ka kryer vjedhjen.

“Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se kishte kryer edhe një vjedhje në një lokal pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar ku kishte vjedhë: 11 makina elektrike për prerje të flokëve, 10 sapuna të rrojës dhe 3 telefona celularë të cilat ju kanë sekuestruar dhe ju kanë kthyer pronarit.”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button