"Nëndetësja e parë e drogës që kapet në Evropë"

“Nëndetësja e parë e drogës që kapet në Evropë”

Policia spanjolle arrestoi kapitenin që kishte arritur të largohej nga një nëndetëse droge që u kap në brigjet e Spanjës më 24 nëntor, me 3000 kg brenda.

Kapiteni nga Galicia u arrestua në Pontevedra, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit, ekuadorianë, u kapën qëkur u ndalua nëndetësja.

Kjo është nëndetësja e parë e drogës që kapet në Evropë, dhe është ndërtuar në një kantier sekret në xhunglat e Surinamit e Guianës, në Amerikën e Jugut, që të transportonte drogë që nga Kolumbia për në Galici, Spanjë.