Kapet substancë narkotike në autobusin me nxënës

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Arllat të Drenasit

Policia në raportin e dërguar ka thënë se njësit policor i  Kosovës të enjten, pas një informate, ka ndaluar në Arllat të Drenasit një autobus, i cili po transportonte nxënës në ekskursion dhe  gjatë kontrollit në autobus te 3 persona janë gjendur, thika, boks metali dhe një sasi e vogël e substancës narkotike.

“Njësiti policore pas një informate ka ndaluar autobusin, i cili ishte duke transportuar nxënës në një ekskursion. Gjatë kontrollit të pasagjerëve tek 3 të dyshuar, dy meshkuj K-Shqiptar dhe një K-A shkali (nxënës) janë gjetur dhe konfiskuar: 3 thika, një boks metali si dhe një sasi e vogël e substancës narkotike. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedure rregullt”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button