Hendollisti i “Besa FamGas” i propozon fejesë hendollistes së “Istogut”

Hendollisti i “Besa FamGas” i propozon fejesë hendollistes së “Istogut”

Ndeshja finale në kuadër të Kupës së Kosovës në Hendboll në konkurrencën e femrave mes ekipeve të Istogut dhe Kastriotit të Ferizajt,  përfundoi në favor të ekipit të Istogut , shkruan rtv21.tv

Por, për kapitenën e Istogut, Albina Rugova ishte një gëzim i dyfishtë, pasi iu dorëzua në duar Kupa nga Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ajo mori edhe një propozim fejese nga i dashuri i saj po ashtu hendbollist i ekipit Besa FamGas, Drilon Tahirukaj.

Ky moment romantik u prit me shumë emocione nga të pranishmit dhe bashkëlojtaret e Albinës të cilat nuk po i ndalnin brohorimat./21Media