Dhurata e këngëtares për fansat

Dhurata e këngëtares për fansat

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri, sapo publikoi këngën e re “Kapma dorën”. Këngën e solli në bashkëpunim me Lurron, transmeton rtv21.tv

Ky projekt i artistes së mirënjohur shqiptare erdhi si dhuratë për fansat e shumtë të saj, që e përkrahën që nga fillimi.

“Faleminderit per nje vere te paharrueshme, kjo eshte nje dhurat e vogel per ju. Stay Tunned per projektin e radhes!”, shkroi ajo ndër tjerash në videon e publikuar në Instagram.

Dafina ishte mjaft e angazhuar këtë verë me koncerte e prurje të reja. Kujtojmë se kënga e saj paraprake “Lule lule”, arriti mbi 8 milionë klikime./21Media