Ariana po shkëlqen në fotografinë e fundit

Ariana po shkëlqen në fotografinë e fundit

Ariana Fejzullahu, gruaja e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahu, është një ndër femrat më të komentuara në mediat rozë. Muajt e fundit ajo pushtoi mediat rozë, pas lajmit se ajo dhe këngëtari po bëhen prindër për herë të katërt. Që nga ajo kohë vëmendja e të gjithëve është te çifti Fejzullahu, transmeton rtv21.tv

Arianën duket se shtatzënia e ka zbukuruar edhe më shumë, e kjo vërehet edhe nga imazhet e saj të përditshmërisë.

“Just a casual look”, shkroi ajo krahas fotografisë së fundit që e publikoi në Instagram.

Ermali dhe Ariana janë të martuar më shumë se 10 vjet. Ata janë prindër të një djali dhe dy vajzave, ndërsa janë në pritje edhe të vajzës së tretë./21Media