Çifti javën e kaluar i thanë po njëri-tjetrit

Çifti javën e kaluar i thanë po njëri-tjetrit

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë çifti më i dashur i estradës, ata i thanë po njëri-tjetrit javën e kaluar në një ceremoni madhështore, e cila është mbajtur në Shëngjin.

Se kanë një jetë të lumtur se bashku çifti e dëshmojnë çdo herë me publikimin e fotografive të ndryshme në rrjetet sociale së bashku.

Si duket mosha për çiftin nuk ka rëndësi pasi që ata kanë diferencë në moshë më shumë se 10 vite, shkruan rtv21.tv

Blero është lindur në vitin 1978 dhe tani ka 41 vjet, ndërsa Afrona në muajin gusht festoi 27 vjetorin e lindjes.  Pra, bazuar në vitin e lindjes, Afrona dhe Blero kanë diferencë në moshë 14 vjet.

Kujtojmë se, dasma e tyre mblodhi familjarë, miq të çiftit si dhe personalitete të shumta nga të gjitha fushat./21Media