Dhurata solli një kujtim të veçantë

Dhurata solli një kujtim të veçantë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dhurata Dora, u bë nostalgjike, ndau një moment të veçantë nga fëmijëria e saj. 26-vjeçarja publikoi një fotografi të bukur kur ishte e vogël dhe po duket shumë e ëmbël.

Artistja edhe në fëmijëri paska qenë shumë energjike si tani, transmeton rtv21.tv

Ajo u lind në Nurenberg të Gjermanisë, ku jetoi së bashku me familjen e saj. Shkollën fillore e përfundoi në qytetin e Furthit.

Pastaj, filloi hapat e saj drejt muzikës. Këndoi edhe në Gjermani me emrin Dora. Kjo ishte edhe arsyeja pse ajo njihet si Dhurata Dora.

Dora korri suksese të shumta në sferën e muzikës. Vlen të përmendet se një ndër projektet e saj më të suksesshme është “Zemër”, projekti i saj i fundit, që e ka sjellë në bashkëpunim me reperin algjerian, Soolking. Videoprojekti numëron mbi 287 milionë klikime./21Media