Roberti publikoi një imazh të bukur të Renees

Roberti publikoi një imazh të bukur të Renees

Këngëtari i njohur, Robert Berisha kohët e fundit ishte mjaft i komentuar shkaku i ndarjes nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.

Roberti krahas angazhimeve në karrierë aktiv po tregohet edhe në rrjete sociale. Ai për ndjekësit e tij të shumtë po publikon pamje të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Sot për 141 mijë ndjekësit e tij Roberti publikoi një imazh të bukur të vajzës së tij, shkruan rtv21.tv

“I love you Renee (Elsa)”, shkroi Roberti krahas fotografisë së bukur të vajzës.

Ndarjen prej Norës e ka bërë publike Roberti përmes një postimi në Instagram, të cilin pastaj e ka fshirë. Nora ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë. Kujtojmë se, në vitin 2014, Nora dhe Roberti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Nga martesa çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee./21Media