E ëmbla e shtëpisë!

E ëmbla e shtëpisë!

Njëra prej familjeve më të përfolura të showbizit kosovar pa dyshim se është ajo e këngëtarëve të njohur, Nysret Muqiqit dhe Merita Muqiqit. Ata ka vite që janë të martuar dhe gëzojnë jetë të lumtur.

Ndonëse ishte më pak e përfolur, edhe sugarica e shtëpisë, Enea, po rrëmben vëmendje të madhe me fotografitë e fundit. E ëmbla e familjes Muqiqi u duk shumë e veçantë mbrëmë në festën e Halloweenit. Ajo ishte rregulluar thjeshtë, por bukur. Siç duket edhe Enea deshi të duket shumë unike, shkruan rtv21.tv

Merita dhe Nysreti kanë tre fëmijë, Albatritin, Albionën dhe Enean./21Media