Elegante si gjithnjë

Elegante si gjithnjë

Këngëtari i mirënjohur, Meda dhe bashkëshortja e tij, Lulja, janë çifti më i dashur i estradës. Dashuria e tyre po rritet dita-ditës, e çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë se sa të lumtur janë që e kanë njëri-tjetrin.

Falë këngëtarit edhe gruaja e tij tashmë është emër që komentohet shumë nga mediat rozë për çdo paraqitje të saj. Kur flasim për paraqitjet e saj, vlen të theksohet se gjithmonë ajo duket shumë elegante dhe e veçantë.

Njejtë edhe në fotografinë e fundit që publikoi në Instagram, më të dashurit e saj i thurën komplimente të bukura. Ajo shfaqet me një fustan ngjyrë hiri dhe e rregulluar me shumë shije, shkruan rtv21.tv

Meda dhe Lulja janë prindër të katër fëmijëve, tre djemve dhe një vajze./21Media