Veshja luksoze e Leonorës

Veshja luksoze e Leonorës

Tash e sa vite pjesë e skenës muzikore, Leonora Jakupi vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Leonora di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen e fansave me paraqitjet e saj, si në videoklipe, koncerte ashtu edhe në përditshmëri.

Në rrjetin social Instagram të këngëtares mund të shihni kombinime me shumë stil, mirëpo sa shpenzon ajo për një veshje e ka zbuluar faqja e njohur në Instagram “What They Wearin”.

Në postimin e fundit të “What They Wearin”, mësohet se palltoja e Leonorës e veshur në një prej fotove të publikuara në Instagram është e markës “MaxMara” dhe kushton 3700 euro, çanta “Channel” 6200 euro dhe çizmet nga marka “LouisVuitton” 1.100 euro.

Këngëtarja së fundmi ka bërë të ditur se viti 2019 ishte një vit i mbarë për të. Por edhe më i mbarë pritet të jetë viti 2020, kur ajo do të vesh fustanin e bardhë. Leonora e ka pranuar se do të bëhet nuse këtë vit. 

Kujtojmë se në fund të muajit dhjetor, Leonora u nderuar me një mirënjohje për kontributin e asaj nga Komuna e Skënderajt./21Media