"Edhe ti" po pëlqehet nga publiku

“Edhe ti” po pëlqehet nga publiku

“Edhe ti” kënga e re e dy artistëve të njohur Mozzik dhe Tayna ka vetëm dy ditë që është publikuar dhe deri tani në Youtube ka kaluar shifrën prej tre milionë klikime.

Muzika e këngës është punuar nga Cricket, tekstin e kanë shkruar Tayna dhe Mozzik, ndërsa miksimin dhe masterizimin e kanë bërë Lorenc Aliaj dhe Cricket. Për anë vizuele është përkujdesur produksioni “Sekuencë”.

Projekti i tyre “Edhe ti” ishte parapar të publikohet me 28 janar, mirëpo shpërndarja e këngëspa lejen e artistëve i ka shtyrë Mozzikun dhe Taynën që kënga të publikohet më herët.

Në vitin 2019, si Mozzik ashtu edhe Tayna sollën projekte të ndryshme si solo ashtu edhe bashkëpunime, të cilat morën miliona klikime në YouTube. /21Media