"Anna" po pëlqehet nga publiku

“Anna” po pëlqehet nga publiku

“Anna” kënga e re e dy artistëve të njohur Gjikos dhe Nora Istrefit ka pesë ditë që është publikuar dhe deri tani në Youtube ka kaluar shifrën prej tre milionë klikime.

Kjo këngë veç se u prit mirë nga publiku, u komentua shumë edhe tematika e saj që është e njejtë si kënga “Jolene” e Dolly Parton.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vet Dolly Parton, e cila tregon “hallin” e një gruaje se tjetër femër do të ia marrë dashurinë e jetës së saj, pra Jolene përshkruhet si një grua shumë e bukur me sy të gjelbër e që çdo mashkull do të dashurohej në të. Kurse, tekstin e këngës “Anna” u përkujdesën Gjiko dhe artistja Era Istrefi.

Kujtojmë se,  këngëtarët kanë bashkëpunuar edhe më parë,  “Gabime” është bashkëpunimi i tyre shumë i suksesshëm që është publikuar në vitin 2017. /21Media