Numër i madh i kërkesave për vize zvicerane

Numër i madh i kërkesave për vize zvicerane

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar të gjithë aplikuesit se periudha e pritjes për përgijgjen e vizave mund të zgjasë minimumi 8 javë.

Sipas ambasadës kjo ndodh për shkak se aktualisht ka numër të lartë të kërkesave.

“Për shkak të një numri shumë të lartë të kërkesave për vizava në Ambasadën e Zvicrës, periudha e pritjes për vendimin është zgjatur në minimum 8 javë. Ambasada trajton mbi 200 aplikime në ditë, dhe ne gjithashtu kemi hyrë në sezonin e ngarkuar. Të gjitha aplikimet janë përpunuar në rendin kronologjik, bazuar në datën e aplikimit me qëllim që të siguroj trajtim të drejtë për çdo klient.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tutje ambasada duke kërkuar durimin e aplikueseve premton se aplikimet do të përpunohen në kohën më të shkurtër të mundshme./21Media