Nora shpenzoi afër 1500 euro për një veshje

Nora shpenzoi afër 1500 euro për një veshje

“Anna” është projekti i ri muzikor që këngëtarja e njohur Nora Istrefi e solli ditë më parë në bashkëpunim me reperin e njohur Gjiko.

Kënga është shoqëruar me videoklip në të cilin Nora vjen me veshje të veçanta.

Në njërën skenë Nora shfaqet e veshur me pantallona të kuq dhe një bluzë të shkurtër të zezë, veshje kjo që i kushtoi këngëtares afër 1500 euro.

Pantallonat kanë kushtuan 1350 euro, ndërsa pjesa e sipërme 145 euro.

Deri tani kënga “Anna” ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube.

Ndryshe, bashkëpunimin e parë Nora dhe Gjiko e kanë publikuar më 23 korrik të vitit 2017. Ky bashkëpunim ka rezultuar shumë i suksesshëm, e që deri më tani ka grumbulluar mbi 29 milionë klikime./21Media