Deklarohet pasuria e liderëve kosovarë

Deklarohet pasuria e liderëve kosovarë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinajt, kryeparlamentari,Kadri Veselit dhe zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacollit e Fatmir Limajt, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën në shkurt të këtij viti kishin shkuar në shtëpinë e re të presidentit Hashim Thaçi për përhajr.

Këtë shtëpi, Thaçi në deklarimin e pasurisë tek Agjencia Kundër Korrupsionit e ka vlerësuar 350 mijë euro.

Shtëpia 350 mijë eurosh ka 450 metra katror dhe është në pronësi të përbashkët, mes tij dhe bashkëshortes së tij.

Mirëpo, edhe pse ka hyrë në shtëpinë e re, ai deklaron se ende nuk e ka bërë pagesën dhe se është në pritje të një kredie.

Përveç shtëpisë së re e të papaguar ende, familja e presidentit Thaçi kanë edhe një shtëpi tjetër të trashëguar nga familja me vlerë prej 80 mijë euro.

Familja e Presidentit posedon edhe 7 hektarë tokë që kapin vlerën e 180 mijë eurove, sipas Presidentit.

Para të gatshme në bankë, familja e presidentit i ka rreth 24 mijë euro. Ndërsa, djali i tij, Endri Thaçi mbanë në llogarinë e kursimeve 13 mijë e 500 euro./21Media