Daka: Procesi i votimit është duke vijuar në rregull

Daka: Procesi i votimit është duke vijuar në rregull

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka mbajtur konferencën e dytë për pjesëmarrjen në votime deri në ora 11.00 si dhe për ecurinë e procesit zgjedhor.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se duke u mbështetur nga informacionet e komisioneve komunale të zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar në rregull.

Daka ka thënë se numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues votues apo 9,64%.

Ajo ka bërë të ditur se të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuese në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi mund t’i gjeni në web faqen e KQZ-së./21Media