Urimi i Granitit për "Bebbillino-n" e tij

Urimi i Granitit për “Bebbillino-n” e tij

Sot ka festuar ditëlindjen e fejuara e futbollistit shqiptar i cili luan për Zvicrën, Granit Xhakës. E pikërisht sot Xhaka ka zgjedhur fjalët më të mira për siç e ka quajtur ai bukuroshen e tij. Jemi mësuar ta shohim tek vrapon pas topit dhe tek përpiqet të jap sa më shumë gola, por një Granit kaq romantik nuk na u paraqitet mundësia ta shohim shpesh, përcjell rtv21.tv

Në urimin e tij ai e cilëson si vajzën më të bukur në botë dhe i premton asaj se do t’i qëndroj gjithmonë pranë. “Për vajzën e cila më ndihmoj ta kuptoj definicionin e jetës, që më dha gjithçka që më mungonte, që më qëndroj pranë në çdo moment, fjalët janë të pakta .
Ditëlindja jote zemër është një ditë shumë speciale jo vetëm për ty, por është shumë e rëndesishme për ne të dy. Për prindërit e tu unë mund të jem hajduti i ëngjëllit të tyre, por për mua nuk kishte si të ishte ndyshe. Për ty ja ka vlejt që të quhem i tille !
Të dua shumë bukuroshja ime, ❤ime dhe ishalla o zot përjetë bashkë .
Gëzuar ditëlindjen shpirt edhe u bëfsh  vjeç. Të Uroj me shpirtë çdo të mirë në këtë botë. Të premtoj që gjithonë do jem pranë teje, si në të mirë, ashtu edhe në të keq.
Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im ❤!
❤ 
Te duaaaaaaaa pafund Bebbillino jem❤”, ka shkruar Granit Xhaka në Facebook.

Kujtojmë se Graniti lidhjen e tij me fejesë e kurorëzoi në para dy viteve në një ceremoni private familjare./21Media

granit