Egzona publikoi imazh të ëmbël të binjakëve

Egzona publikoi imazh të ëmbël të binjakëve

Këngëtari i mirënjohur,  Albatrit Muçiqi dhe bashkëshortja e tij, Egzona janë bërë prindër për herë të dytë në janar. Ata u bënë prindër të binjakëve, një vajze dhe një djali, të cilët i pagëzuan me emrat Elia dhe Elard.

Si Albatriti ashtu edhe Egzona nuk hezitojnë asnjëherë që të publikojnë fotografi të fëmijëve në rrjetet sociale.

Egzona është ajo e cila sot në Instagram ka publikuar një imazh të ëmbël të binjakëve.

Albatriti dhe Egzona janë bërë prindër për herë të parë në maj të vitit 2017, të një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amelia.

Ndryshe, “Nuk e meriton” titullohet projekti i fundit muzikor që Albatriti ka publikuar në muajin shkurt. Kënga ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media