Kaq shumë janë rritur fëmijët e Mirsa Kërqelit
2 Nëntor 2018
Mirsa një nënë e përkushtuar
Mirsa një nënë e përkushtuar
Edhe pse dikur ishte mjaftë aktive në skenën shqiptare, këngëtarja Mirsa Kerqeli ka kohë që nuk është parë në ekranet tona me këngë e klipe të reja.
Mirsa në vitin 2011 i dha fund beqarisë duke u fejuar me Granitin dhe më pas ata edhe u martuan. Mirsa tash e sa vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Granitn dhe dy fëmijët e saj, Tiarin dhe Anën, shkruan rtv21.tv
Mirsa, duket se është shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe është duke shijuar çdo moment e të qenit nënë.
Së fundi Mirsa në llogarinë e saj Instagram, ka publikuar disa imazhe të ëmbla të dy fëmijëve, Tiarit pesë vjeçar dhe Anës një vjeçe.
Në këto fotografi vëlla e motër po duken shumë bukur teksa shihen duke buzëqeshur.
Ndryshe, këngëtarja e mirënjohur Mirsa Kërqeli, e cila për ca kohë kishte pauzuar nga skena muzikore, së fundmi ka sjellë disa përpunime të këngëve. /21Media