Kështu dukej Afërdita dikur

Kështu dukej Afërdita dikur

Një ndër figurat më të njohura të showbizit shqiptar, Afërdita Dreshaj, përveç që gëzon nam në sferën e modelimit, ka një karrierë të bujshme edhe në muzikë.

Sukseset e saj të panumërta ndikuan që ajo të bëhet emër i njohur në të dy fushat që ndërlidhen shumë me njëra-tjetrën. Në vitin 2011, ajo fitoi çmimin Miss Universe Kosova, që është vulë në karrierën e saj, transmeton rtv21.tv

Mund të themi se ajo pësoi ndryshime të shumta ndër vite që nga ajo kohë.

Duke marrë parasysh se ajo është figurë publike, mediave rozë nuk u shpëtoi as jeta e saj private. Për një kohë ajo ishte e fejuar me këngëtarin e mirënjohur, Shpat Kasapin, me të cilin i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2013.

Më pas u kap ‘mat’ me aktorin e mirënjohur amerikan, Leonardo Di Caprio, e sipas këngëtares ajo ishte vetëm në një party me të dhe nuk kishte romancë mes tyre.

Ndërsa, vitin e kaluar ajo u martua me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Ata gëzojnë një jetë të lumtur bashkëshortore./21Media