"Kerimi" si 38-vjeçar

“Kerimi” si 38-vjeçar

Aktori i mirënjohur turk, Engin Akyürek është një ndër protagonistët më të dashur të serialeve. Tek ne u bë i njohur me rolin e “Kerimit” te seriali “Fatmagyl”, ku luante përkrah aktores së mirënjohur, Beren Saat, e njohur si “Fatmagyli”.

Ai e luajti karakterin e një burri që u detyrua të martohej me gruan për të cilën ishte akuzuar gabimisht për përdhunim dhe përfundimisht kishte rënë në dashuri me të. Ai pastaj ishte dashur ta mbrojë atë nga ata që ai dikur i konsideronte si miq, transmeton rtv21.tv

Kanë kaluar shumë vite që nga transmetimi i serialit dhe aktori ka ndryshuar goxha shumë. Por, si gjithmonë është shumë i pashëm.

Sipas të dhënave që qarkullojnë në internet, ai u lind më 12 tetor 1981, pra ka 38 vjet.

Përveç si aktor, Engin ka një karrierë të suksesshme edhe si shkrimtar. Në nëntor të vitit të kaluar ai botoi librin e tij të parë me titull “Silence”, që përmban gjithsej 21 histori të shkurtra./21Media