Kaq të pasura janë gratë e liderëve kosovarë

Gruaja e presidentit e fundit në listë

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, janë publikuar sot deklarimet e pasurisë nga zyrtarë e politikanë shtetërorë.

1. Violeta Veseli

Violeta, gruaja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duket se ka grumbulluar pasuri më shumë se gratë e liderëve të tjerë shtetërorë.

Bashkëshortja e Veselit posedon një banesë në vlerë prej 97 mijë eurosh.

Violeta, ka edhe para të gatshme mbi 5 mijë euro në dy banka.

Ndërsa merr pagë vjetore nga MASHT prej 3 mijë e 420 euro si dhe pagë vjetore nga Kobit PC mbi 17 mijë e 640 euro.

Në total pasuria e saj kalon mbi 123 mijë euro.

2. Anita Muçaj

E dyta për nga pasuria del të jetë Anita Muçaj, gruaja e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ajo merr rreth 8 mijë euro nga puna që bën në Radio Televizionin e Kosovës dhe 12 mijë euro nga kompania Elsig dhe 12 mijë euro të tjera nga Agjencia e marketingut “Vibe”.

Anita posedon edhe një veturë në vlerë prej 8 mijë eurove.

Në total sipas deklarimit të pasurisë ajo ka rreth 40 mijë euro.

3. Lumnije Thaçi

Lumnije Thaçi, grua e Presidentit duket të ketë më pak pasuri gjithmonë sipas deklarimit që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo ka para të gatshme mbi 1 mijë euro dhe një veturë që kap vlerën e 15 mijë eurosh.

Ndërsa merr pagë vjetore mbi 19 mijë euro nga Universiteti i Mitrovicës ku edhe ligjëron.

Në total Lumnija ka 35 mijë euro pasuri.

Zyrtarët e lartë publikë, në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit.

 

Back to top button