Loredana zbuloi dhuratat e fundit që ia ka blerë Hanës

Loredana zbuloi dhuratat e fundit që ia ka blerë Hanës

Çifti i njohur kosovar, Mozzik dhe Loredana Zefi në dhjetor të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Hana.

Padyshim se edhe Hana tashmë është bërë fytyrë e njohur për publikun, krejt kjo fal prindërve të saj.

Thuajse as një ditë të vetme Mozzik e Loredana nuk e lënë pa publikuar fotografi të Hanës.

Çifti janë të përkushtuar shumë për vogëlushen, madje ata kujdesen që gjithmonë asaj t’i blejnë veshje të markave të njohura që janë edhe të shtrenjta.

E së fundmi, Loredana zbuloi dhuratat e fundit që ia ka blerë Hanës. Në fotografi shihet një pallto dhe një palë atlete të vogla, të firmës Gucci.

Në bazë të dhënave në internet, atletet e reja Gucci të Hanës, kushtojnë 150 euro kurse, palltoja ka kushtuar rreth 877 euro.

 

“Romeo&Juliet”, është projekti i fundit i dyshes që u prit tejet mirë nga publiku, kurse në kanalin Youtube numëron mbi 33 milionë klikime. /21Media