Ndeshja e Kosovës dhe Gjibraltarit

Ndeshja e Kosovës dhe Gjibraltarit

Kosova ka arritur fitoren dje në miqësoren ndaj Gjibraltarit, ishte Florent Hasani ai që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën 68-të.

Edhe në këtë miqësore Dardanët ishin ata që  mbushën tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”. Prezentë në stadium ishin edhe shumë politikanë të Kosovës.

Numri i saktë i tifozëve të pranishëm në ulëset e stadiumit ‘Fadil Vokrri ishte 12.142 tifozë, këtë gjë e ka konfirmuar edhe komentatori zyrtar i përfaqësueses së Kosovës, Andin Lokaj pak minuta para përfundimit të ndeshjes.

Kosova të hënën zhvillon ndeshjen e rëndësishme për kualifikimin në Evropianin 2020 kundër Malit të Zi. Kujtojmë që Kosova gjendet në pozitën e tretë të grupit A dhe një fitore e mundshme ndaj Malit të Zi do të rriste shumë gjasat për një kualifikim në kampionatin evropian./21Media