Kujtohen dëshmorët e brigadës 162

Kujtohen dëshmorët e brigadës 162

Komuna e Kaçanikut sot shënon 20 vjetorin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Komandanti Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarët e tij, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj ranë heroikisht në luftën e fundit në Kosovë.

Ata do të kujtohen sot në një akademi përkujtimore, e cila do të mbahet në pallatin e kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.

Përveç kësaj kjo komunë do të bëjë zbulimin edhe të shtatores së dëshmorit Avdyl Durës si dhe do përkujtojë edhe bashkëluftëtarët e tij, Ramë Bekën dhe të tjerët.