Karaqi të dielën u mund nga kampioni i botës, kroati Ivan Kvesiq

Karaqi të dielën u mund nga kampioni i botës, kroati Ivan Kvesiq

Karateisti, Alvin F Karaqi, bursistë Olimpik për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, zuri vendin e shtatë në garën Karate1 Series A, të mbajtur gjatë fundjavës në Stamboll të Turqisë, kategoria -84 kg.

Karaqi të dielën u mund nga kampioni i botës, kroati Ivan Kvesiq, të cilin e kishte mposhtur vitin e kaluar në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Alvini shënoi katër fitore, duke siguruar pikë Olimpike, sikurse bursistët tjerë, Fortesa Q. Orana, që shënoi tri fitore e Orges Arifi dy. Një fitore e pati edhe Ylli Cenaj, derisa garuesit tjerë u ndalën në raundin e parë./21Media