Karateistët kosovarë kanë marrë pjesë në Premier Ligën e Karates, "Dubai 2019"

Karateistët kosovarë kanë marrë pjesë në Premier Ligën e Karates, “Dubai 2019”

Alvin Karaqi ka shënuar dy fitore për në kategorinë deri në 84 kilogramë, për t”u ndalur në luftën e tretë në Premier Ligën e karatesë Dubai 2019.

Karateisti ynë mposhti me rezultat bindës, Pablo Zapatan e Spanjës dhe francezin, Jessie Da Costa, ndërsa humbi nga Aykhan Mamayev, i Azerbajxhanit (5:4).

Karaqi fitoi pikë Olimpike për Tokio 2020. Ai ishte më i suksesshmi nga pesë garuesit që përfaqësuan Kosovën, në garën që nisi të premten dhe u mbyll të dielën.

Një fitore bindëse e shënoi edhe Fortesa Orana në kategorinë +68 kilogramë, ndërsa humbi në luftën e dytë.Herolind Nishevci (+84 kg), Orges Arifi (-61 kg) dhe Elhami Shabani (-75 kg) u ndalën në luftën e parë.