KOK-u uron rikthimin e Karaqit

KOK-u uron rikthimin e Karaqit

Karateisti Alvin Karaqi ka pësuar lëndime në ligamentet e brendshme të gjurit, të cilat për disa muaj do ta detyrojnë të pauzojë.

Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës, i ka uruar shërim të shpejtë Karaqit, me shpresën se ai do të kthehet fuqishëm dhe të arrijë normën olimpike.

Kujtojmë që, Karaqi është përzgjedhur muaj më parë nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut për të përfituar bursë për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ai në korrik të këtij viti, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Universiteteve, në kategorinë -84 kg. Në këtë kategori ai ndodhet në vendin e nëntë në renditjen e Federatës Botërore të Karatesë./21Media