Kardinal Turkson: Duhet mbyllur rubineti i imigracionit

Turkson e gjykon si një çështje prioritare “mbylljen e rubinetit” të imigracionit

Kardinali me origjinë nga Gana, Peter Turkson, i cili drejton një departament të rëndësishëm në Vatikan, e gjykon si një çështje prioritare “mbylljen e rubinetit” të imigracionit me origjinë nga vendet e Afrikës dhe për t’u përqendruar tek vendet e origjinës së emigrantëve.

I pyetur në lidhje me kërcënimin e Italisë për të bllokuar hyrjen në portet e saj ndaj anijeve që sjellin emigrantë të shpëtuar në Mesdhe në mungesë të solidaritetit evropian, ai vlerësoi se pjesa tjetër e Evropës nuk po luan aspak rolin që duhet të mbajë.

“Problemi më i madh është trajtimi i kësaj çështje në burim, në planin e zhvillimit, për të bërë të mundur që individët të mos vërshojnë në këtë mënyrë në Evropë”, theksoi kardinali.

Back to top button