Famullia e Prishtinës dhe Grupi i Skautëve të Kosovës, në bashkëpunim me Dream Kids, organizon Karnavalet 2018 në Prishtinë

Famullia e Prishtinës dhe Grupi i Skautëve të Kosovës, në bashkëpunim me Dream Kids, organizon Karnavalet 2018 në Prishtinë

Karnevalet do të zhvillohen këtë të shtunë, më 10 shkurt 2018, nga 13h – 15h.

Ftohen të gjithë fëmijët dhe të rinjtë të bashkëngjiten, të maskuar në mënyrë dekorative.

Marshi i karnavaleve do të niset nga Sheshi Skënderbeu në 13h në drejtim të Sheshit Zahir Pajaziti, ku do të ketë këngë dhe lojëra të ndryshme zbavitëse. Maskimi më i mirë në karnavale do të shpërblehet me një dhuratë simbolike nga organizatorët.