Relaksohuni me këtë shpikje kundër rrudhave

Relaksohuni me këtë shpikje kundër rrudhave

Karota ndihmon rigjenerimin e lëkurës pasi ndikon në stimulimin e qelizave. Për të përgatitur një maskë të mirë mjafton të keni në shtëpinë tuaj karota dhe do të shihni se ajo do të jetë një produkt shumë i thjeshtë për t’u përgatitur.

Në fillim qëroni karotat dhe lani mirë. Pas kësaj, i prisni në copa dhe kalojini në mikser derisa të keni një pure pothuajse të lëngshme.

Përbërës tjetër i rëndësishëm në këtë proces është shtimi i mjaltit, ku nga pureja e dy karotave nevojiten dy lugë mjaltë.

Mjalti është një produkt shumë i mirë ushqyes, i pasur më lëndë ushqyese dhe mbi të gjitha krejtësisht natyrshëm. Kështu, hidhni mjaltin që ju duhet te pureja e karotave dhe me një lugë druri përziejeni derisa të keni një masë kompakte.

Në rast se përzierja është tepër e trashë, mund të vazhdoni me shtimin e mjaltit për ta bërë atë të lëngshme. Masa që do të përftoni duhet të arrijë një likuiditet të lehtë, ideale për t’u përhapur në fytyrë, por jo të rrëshqasë.

Kur maska të jetë gati, përhapeni në të gjithë fytyrën tuaj, por jo në afërsi të syve, dhe e lini të veprojë për një orë. Lejojani vetës këtë pushim të shkurtër dhe relaksohuni me këtë shpikje kundër rrudhave.

Kur ju ta mendoni të arsyeshme pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe e fshini me një peshqir të butë.