Ronaldo po mendon të largohet nga Juventusi

Ronaldo po mendon të largohet nga Juventusi

Si duket së shpejti do të përfundojë aventura e Cristiano Ronaldos te Juventus, kjo sipas raportimeve të “Eldesmarque”.

Ylli portugez po  mendon ta vazhdojë karrierën te PSG. Ky klub kohëve të fundit ka pasur kontaktet e para me Jorge Mendes, menaxherin e futbollistit. Të njëjtat burime raportojnë se CR7 po përjeton një marrëdhënie jo të mirë me trajnerin Maurizio Sarri.

Përveç kësaj, Ronaldo dëshiron të arrijë të fitoj edhe një trofe në një tjetër kampionat siç është ai i Ligue 1 në Francë./21Media