Poezi nga Aleksander Pushkini

Poezi nga Aleksander Pushkini

Karroca e jetës ecën shpejt
Sido që është e ngarkuar,
Dhe karrocieri – koha vetë –
S’qëndron gjëkund për të pushuar.

N’agim me gaz ne udhëtojmë
Dhe kokën s’pyesim se lëmë,
Përtesën, dhelet i përçmojmë,
Bërtasim: “Hej, jepi ç’i…”.

Por në mesditë të kapitur
E mbledhim veten, kemi frikë…
Çdo proshkë e gropë e papritur
Thërrasim: “Me ngadalë, or mik!”

Karroca rend në mbrëmje vonë,
Mbi të dremisim ne të heshtur.
Gjersa arrijmë në strehën tonë
Dhe koha kuajt nget pareshtur./21Media