Kastrati: Kemi rezerva, por nëse vazhdon kështu situata do të jetë e vështirë

Kastrati thotë se një numër i madh i njerëzve po kërkojnë ndihmë

Personave në nevojë po ju del në ndihmë bamirësi Halil Kastrati, i cili deklaroi se për shkak të situatës numri i personave që po kërkojnë ndihmë është i madh.

Në një lidhje direkte në RTV21, Kastrati deklaroi se për shkak të kësaj situate kuzhinat janë ndalë në Prizren dhe Janjevë, ndërsa po vazhdojnë me aktivitete tjera humanitare, duke i furnizuar me pako ushqimore të gjitha komunat e Kosovës.

Bamirësi Kastrati tha se njëherë ka rezerva, mirëpo u shpreh se nëse vazhdon situata kështu, do të jetë e vështirë./21Media

Back to top button