Kastrioti triumfoi ndaj Besës

Kastrioti triumfoi ndaj Besës

Përfundoi ndeshja e dytë gjysmëfinale e meshkujve ndërmjet Kastriotit dhe Besa Famgas-it, në kuadër të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Ndeshja që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë përfundoi me fitoren e Kastriotit, me rezultat 25:22, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, ndeshja e parë gjysmëfinale e meshkujve, ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës përfundoi me rezultat 20:34 në favor të Prishtinës.

Pra, Kastrioti nesër në finale do të ndeshet me Prishtinën.

Sot u zhvilluan edhe ndeshjet gjysmëfinale në konkurrencën e femrave. Ndeshja e parë gjysmëfinale e femrave, e zhvilluar ndërmjet Istogut dhe Shqiponjës përfundoi me fitoren e Istogut, me rezultat 44:32.

Ndërsa, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së femrave, që u zhvillua ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës përfundoi me rezultat 23:19, në favor të Vushtrrisë.

Në konkurrencën e femrave, nesër në finale do të ndeshen Istogu dhe Vushtrria.

Ndeshjet u transmetuan në RTV 21Plus.

Ndeshjet finale do të zhvillohen të dielën./21Media